Gega gjen shkakun e barazimit në Krujë: Fusha ishte në gjendje skandaloze

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka fajësuar fushën e lojës në Krujë për barazimin e ditës së sotme 1-1, që nuk i jep ende matematikisht titullin kampion.

“Ishte një fushë skandaloze sa i takon cilësisë, që na pengoi shumë të bënim lojën tonë. Tifozët u sollën mirë, ambienti ishte i mirë, është gjynah të ankohemi. Kjo ndeshje i pati të gjithë elementët për të qenë në tension. U ndëshkuam dhe mbetëm me 10 vetë në pjesën e dytë dhe e keqja është se do të kemi shumë mungesa në ndeshjen e radhës. Jemi besimplotë se gjërat do të shkojnë mirë.

Atmosfera e titullit? Unë personalisht, por edhe drejtori, jemi takuar me presidentin Demi dhe nuk kemi asnjë plan afatshkurtër. Jemi munduar t’i mbajmë lojtarët në ritëm, në stërvitje. Të kemi një shembull të mirë, t’i marrim ndeshjet seriozisht. Mendojmë vetëm për Laçin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fusha nuk të lë të interpretosh lojën. Të vish dhe të gjesh gropa te 5-metëshi, është e vështirë. Jam i kënaqur nga Atanda dhe shumë i kënaqur me Kalarin, pasi na ndihmoi. Do të shohim se cila do të jetë zgjedhja më e mirë për ndeshjen me Laçin. Donin t’i jepnim një asist vetes, doja 3 pikët personalisht. Nuk kemi punuar për njeri dhe nuk do të punojmë për njeri. Ndonjëherë ndodh që me atë që ti bën, i jep një shans një ekipi tjetër. Ne duam fitoret, kush përfiton nga këto fitore, është diçka që nuk na takon ne.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rexhepi? Ia tërhoqa vëmendjen që te kartoni i parë i verdhë, që ishte i panevojshëm. Nuk ishte faull i rëndë. Por mos t’i kthehemi arbitrimit, sepse janë ata që vendosin”, deklaroi Gega.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?