Gega habit pas fitores: Nuk kam ende skuadër për titullin kampion

Trajneri i Partizanit Skënder Gega është shprehur shumë i kënaqur pas fitores së derbit ndaj Tiranës, duke lavdëruar punën e mirë të bërë nga futbollistët e tij veçanërisht në repartin mbrojtës. Strategu i të kuqve mohoi faktin se ekipi i tij është në luftë për titullin kampion, pasi sipas tij, ka ende shumë punë për të bërë për të rivalizuar Skënderbeun dhe Kukësin.

“Në radhë të parë dua të shpreh ngushëllim nëse më lejohet për humbjen nga jeta të tifozit tonë, ishte shuam emocionale, dua të shpreh ngushëllime edhe në emër të ekipit. Mendoj që Partizani ishte përgatit për këtë mënyrë loje, u munduam të mos dalim nga vetvetja, Jemi munduar të mbajmë larg problemet e Trashit e Telushit, Por ato ishin pikat tona kryesore që mund të na dëmtonin në çdo moment. Nuk mund të vazhdonin deri në fund. Ishim me fat që ishin ën fushë deri në ato momente. Mund të bësh volum loje dhe nuk ka shuam gola. U munduam që t’i mbanim larg, u stërvitëm që të mos i jepnim rast të qarkullonim topin. Kishim një probleme në krahun e majtë me Malën që dilte para, aty na rrezikoi Tirana. Nuk mund ta marr përsipër të them që ky ekip është për kampion.

Ky kampionat është i fortë, Kastriotin e Kamzën i kemi kaluar me vështirësi. Ka shumë ekipe pretendente. Jam i lumtur që po rritemi, po kuptojmë njëri-tjetrin, ekipi po përgjigjet. Konkurrenca në ekip është e madhe, kemi edhe djem të rinj në ekip. Edhe në Teatër e njëjta premierë nuk del njëlloj tre ditë radhazi. Unë punoj që ekipi të njohë kundërshtarin e radhës, të jetë me këmbë në tokë”, deklaroi Gega.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?