Gega: I lumtur për fitoren, Hebaj nuk ishte fare në lojë
Skënder Gega është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Kamzës, por e ka pranuar se skuadra e tij ka nevojë për përmirësime dhe për kohë. “Është e vërtetë, Kamza na vuri në vështirësi pjesën e parë, është për t’u lavdëruar grinta. Na vështirësuan pjesën e parë fusha ishte një faktor i rëndësishëm se nuk ishim përgatitur, por pas pjesës së parë luajtëm më mirë. Jam i kënaqur për tre pikët, i lumtur për djemtë, por kemi shumë për të bërë. Nuk jam i kënaqur për të gjtha 90 minutat por me punë do t’i kalojmë këto gjëra. Mendoj se Hebaj sot nuk hyri në lojë, pothuajse fare, nuk e di çfarë kishte se gjatë stërvitjes është përgatitur mirë, është fiziksiht mirë, nuk ka probleme.
I duhet pak kohë për t’u përshtatur, në një klub të ri, pa minutazh përpara mund të ndikojë, humbëm shumë raste në pjesën e dytë, mund të dilte ndryshe por deri në minutën e fundit ishim nën tension. Janë tre klasifikime që nuk dua t’i mendoj. Unë personalisht si trajner kam pretendime, të jesh modest thuhet të hyjmë në vendet e para. Kemi marrë tri pikë por mund të dënoheshim me atë penallti që mund të na shkaktonte shumë pasoja. Guerrils i japin zemër ekipit, Partizani nuk është për të luajtur në qetësi. Duhet të mbijetojmë derisa të kthehen dhe të bëhemi të frikshëm për çdo ekip”, u shpreh Gega
KOHA JONË SONDAZH

