Gega: Laçi ekip simpatik, por ne mund t’i mposhtin me filozofinë tonë të lojës

Partizani është rikthye në krye të Kategorisë Superiore në javën e 12-të, pasi Skënderbeu pësoi një humbje shokuese 2-0 ndaj Laçit. Pikërisht kurbinasit janë prova e radhës për ekipin e drejtuar nga Skënder Gega, i cili ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes, duke vlerësuar kundërshtarin.

“Vazhdimësia është shumë e vështirë për t’u ruajtur, por njëkohësisht shumë e rëndësishme për të shkuar drejt suksesit. Unë kam kërkuar vazhdimisht që të mos shohim shumë larg, por t’i marrim ndeshjet hap pas hapi dhe të kërkojmë maksimumin në çdo takim.

Ndeshja me Laçin do të jetë mjaft e vështirë, pasi kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë simpatik, që mund të vërë në vështirësi çdo skuadër. E kam parë me vëmendje ndeshjen që bardhezinjtë fituan ndaj Skënderbeut dhe kam përgatitur sfidën në bazë të filozofisë tonë të lojës. Besoj se me përqendrim dhe angazhim maksimal, mund të marrim maksimumin e pikëve në këtë sfidë”, deklaroi tekniku i Partizanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditët e fundit ka dalë mbi sipërfaqe “çështja Mensah”, me ganezin që ka kërkuar sqarime për mos aktivizimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne jemi një familje e madhe dhe unë jam lideri i saj, ndaj më duhet të marr përgjegjësitë që të sqaroj lojtarët e mi për çdo gjë. Jam i gatshëm ta bëj këtë edhe në mes të natës, nëse më kërkohet, jo vetëm në fushën e lojës. Ishte një bisedë normale me Mensah, që kërkon të mësojë ato që nuk shkojnë dhe çfarë duhet të përmirësojë. Unë jam këtu për të future frymën e grupit dhe dua t’i bëj lojtarët të ndihen si një familje e fortë dhe e bashkuar’, tha tekniku i Partizanit.

Zërat e merkato? Kam dëgjuar të flitet për emra si Ngo’o dhe Shkurtaj, por asnjëri prej tyre nuk është përmendur nga unë dhe klubi. Natyrisht që do ulemi të diskutojmë dhe nëse do të biem në një mendje me drejtuesit, do të bëjmë ndonjë përforcim, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Për momentin unë mendoj se jemi të kompletuar dhe duhet të shohim përpara. Më pas në janar, nëse ka diçka që mund ta shtojmë, do ta bëjmë patjetër dhe natyrisht që do ta mësoni edhe ju”, u shpreh trajneri Skënder Gega.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?