FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gega nuk e bën dramë eliminimin: Jemi të përqendruar 100% në kampionat

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega nuk është shfaqur aspak i mërzitur pas humbjes ndaj Luftëtarit që solli edhe eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Strateg i të kuqve, kërkon që ekipi të ruajë formën e mirë në kampionat.

“Nuk është mirë të eliminohesh nga Kupa. E filluam keq në Tiranë, e mbaruam këtu. Nuk erdhëm pa dëshirë dhe u përpoqëm gjatë gjithë kohës, por Gjirokastra u qetësua te penalltia. Mungoi forca goditëse, edhe pse ishin shumë sulmues. Megjithatë do jemi të fokusuar te kampionati. Në kampionat jemi të fokusuar 100%. Jo se këtu nuk jemi, por ndeshja e të shtunës do jetë ndryshe. Ekipi do jetë gati për vazhdimësinë.

Reagimi i Asanit pas zëvendësimit? Unë nuk e pashë sepse isha me fytyrë nga fusha. Nuk e di me kë e ka pasur, por besoj se e ka pasur me veten. Është lojtar që ka kontribute, do fitoren, por nganjëherë dëshira dhe mundësia janë pak larg. Janë gjëra pa zarar, por patjetër që do flas. Ju siguroj që është shëndosh e mirë”, deklaroi Gega.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?