Gega: Shpresoj që Tirana të mbijetojë, të jemi seriozë me Kastriotin

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, para transfertës me Kastriotin në Fushë Krujë është shprehur se ekipi i tij duhet të tregohet serioz, për ta siguruar edhe matematikisht sa më parë trofeun.

“Secili ka planet dhe objektivet e veta. Jemi profesionistë, s’ka mbaruar asgjë. Personalisht, mendoj se do të jemi të kujdesshëm dhe seriozë për të marrë gjithë frytet. Asnjëherë s’kemi thënë që jemi të pathyeshëm. E kemi filluar me një humbje në Korçë sezonin. Jemi paragjykuar. Pikët na bëjnë komodë, që të mos kemi presionin që kemi pasur. Janë ca gjëra që duhet të funksionojnë bashkë, deri tani ka funksionuar. I kemi marrë secilit më tepër seç kemi pritur në fillim. Do t’i marrim me radhë.

Mbijetesa e Tiranës? Kam dhënë një mesazh “fair play”. Kundërshtarët shekullorë i duam në ligë. Nuk varet nga ne. Është puna e tyre, janë dobësitë e tyre. Jam trajner i Partizanit dhe do të ngelem i Partizanit edhe jashtë fushës. Tirana i jep bukuri, edhe Dinamo, edhe Shkodra. Do të doja të ishin gjithmonë në ligë. Mendoj që derbi i fundit është interesant. Do të mundohemi për maksimumin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë kemi më shumë? Besoj pikët. Ka një arsye pse jemi këtu. Është grupi më i fortë, me lojtarë cilësorë, me kualitet, e njohin fanellën dhe kanë përgjegjësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

E ardhmja? Nuk e di, e ardhmja jonë e afërt është finalizimi i kampionatit. Pas kampionatit gjërat do të qetësohen, për mua dhe futbollistët. Ulet klubi dhe bën një prjekt, uroj të jetë mbas një triumfi”, deklaroi Gega.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?