FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gega: Shteti më harroi! Uniformën e bleva vetë

Atletja shqiptare Luiza Gega ishte e ftuar këtë mëngjes në Wake Up ku foli për karrierën e saj, dhe jo vetëm. Ajo u shpreh se shteti e ka harruar, paguhet vetëm 370 mijë lekë të vjetra dhe madje dhe uniformën e ka blerë vetë.

Luiza thotë se ky ka qënë dimri më i vështirë për t’u stërvitur. Askush tha ajo këtë vit nga strukturat shtetërore nuk u kujtua të përcaktonte një fond për përgatitjen e saj.

Gega ka folur edhe për regjimin ushqimor që duhet të mbajë si sportiste që është. Por kush i gatuan asaj?  Ajo thotë se prej 10 vitesh jeton vetëm në Tiranë, dhe surprizë është se gatuan nëna e trajneres.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jetoj në Tiranë vetëm, me qira prej 10 vitesh që kur kam ardhur në universitet. Për fat të mirë trajnerja ime jeton prej dy vitesh në Tiranë, dhe e ëma e trajneres është shumë fanse e jona, dhe këtë periudhë gatuan për diku rreth 3 sportistë që nuk e kemi familjen këtu”, thotë Luiza.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?