Gega: Ta harrojmë Kupën, kemi edhe 9 finale për të realizuar ëndrrën

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega është përpjekur të harrojë eliminimin nga Kupa dhe fokusohet te ndeshjet e kampionatit që do ta vendosë sërish përballë Luftëtarit. Sipas strategut të të kuqve, ekipi i tij duhet t’i luajë 9 ndeshjet e mbetura sikur të ishin finale.

“Përveç lodhjes fizike kemi pasur edhe mungesa të rëndësishme. Ka një lodhje fizike, por edhe impenjimi nuk ka qenë në nivele që kemi treguar në kampionat. Do të rikthehen lojtarë të rëndësishëm. Kemi bërë ndeshje të ngjeshura. Një pjesë e madhe s’kanë bërë pushim që nga fillimi. Kam besim që gjërat do të shkojnë mirë nesër.

Asani gjatë gjithë kohës nuk ishte i kënaqur me veten e tij. Në momente të caktuara shpërthen, e ka me veten e tij. Mënyra si reagoi nuk është e këndshme. Kam biseduar me të, rëndësi ka mos të përsëriten. Sa i përket presidentit, masat janë kompetencat e tij. Është njeri që dëgjon shumë dhe vendos vetë. Asani dhe Trashi do të jenë në fushë, sepse s’kanë bërë asgjë për të mos qenë. Kemi edhe 9 finale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk bëmë zgjedhjet e duhura, por lodhja qëndron. Nuk do të mendojmë më për Kupën, 150% do të jemi vetëm te kampionati. Besoj se jemi më afër se gjithë të tjerët për kampion. E kemi ëndërr dhe do të mundohemi ta bëjmë realitet. Ndeshja me Luftëtarin është finale për mua”, deklaroi trajneri Gega për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?