Gega: Tiranën e mundim me spektakël, Hoxhën e presim në stërvitje por …
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Tiranës. Strategu i të kuqve foli për disa tema të ndryshme, duke e nisur te portieri Alban Hoxha.
“Gjërat kanë funksionuar mirë, por ka pasur edhe raste të veçanta që na ka penguar në ecurinë tonë. Përpara derbit do të donim që Alban Hoxha të ishte në 100%, për më tepër është edhe kapiten, por si qytetar duhet t’i marrim pak më gjerë këtë. Nuk besoj se do të luajë. Si sportist nuk duhet të ishte në atë vend në atë kohë. Ligji është për të gjithë njësoj. Çdo lojtar e di rregulloren e klubit. Në flasim çdo ditë dhe sjellja jonë duhet të jetë e kontrolluar. Ne e presim në stërvitje, por klubi ka ligjet dhe kriteret e veta, që Hoxha të ballafaqohet me atë që ka bërë. Kemi kriteret tona, për sjelljet e pahijshme. U ndodh edhe lojtarëve të mëdhenj, por nuk duhet ta sjellim si ‘kulturë’. Si me Albanin, si me Trashin, qoftë edhe pa mua, apo presidentin në tribunë, Partizani duhet të dijë të jetë gati për derbin.

Derbin nuk mund ta ndryshojmë, pasi është caktuar për tu zhvilluar. Partizani është një familje e madhe dhe ekipi është i kompletuar. Ekipi është i karikuar dhe do të bëjmë të pamundurën të dhurojmë spektakël dhe të japim atë që tifozët presin prej nesh. Kundërshtarit nuk do t’i hiqja asnjë lojtar. Mjafton që të fitojmë dhe të jemi të sigurt dhe të kujdesshëm.
Jemi në vendin e parë, jam ndeshur me të gjitha ekipet dhe kemi treguar se kemi ekip solid dhe me shumë agresivitet. Ekipi është ndërthurur nga eksperienca dhe të rinjtë. Ky kampionat ka treguar se je jemi të parët sepse e meritojmë, pjesa tjetër është diferenca.
Trashi? Njerëzit janë të ndryshëm, kanë temperamentin e tyre. Gjatë ndeshjes në Vlorë ishte jashtëzakonisht korrekt, në dhomat e zhveshjeve ishte jashtëzakonisht korrekt. Ishte një shembull. Por në 90 minuta nëse je në një ambient të mbyllur, kur ke 2-3 veta që kalojnë kohën duke të sharë, përdorin fjalor jo normal për vende normale, besoj se të shqetëson. Çdo gjë që ndodhi pas ndeshjes”, deklaroi Gega.
KOHA JONË SONDAZH

