Genesio: Mourinho te Lyon? Më vjen që të qesh …
Trajneri i Lyon-it, Bruno Genesio në ndeshjet e fundit nuk po arrin që të bëjë mirë, pasi është mundur 3-2 nga Rennes në Kupë dhe 2-1 nga Dijon në kampionat, duke shuar shpresat për vendin e dytë në kampionat. Strategu po rrezikon pozicionin e tij, pasi në skenë në media ka dalë edhe Jose Mourinho.
“Disa nga thashethemet më bëjnë që të qesh. Kur lexova se jose Mourinho ka zbarkuar në Aeroportin e Lyon Saint-Exupéry airport, më bëri për të qeshur. Nuk mund ta imagjinoj që Mourinho ka ardhur de ka takuar presidentin. Sigurisht ai mund të shkojë në një vend tjetër shumë më paqësor”, deklaroi Genesio në një intervistë të dhënë së fundmi.
Duket e vështirë që strategu portugez të marrë drejtimin e Lyon, teksa destinacioni më i mundshëm mund të jetë PSG në Ligue 1. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

