Genoa surprizon në fund Romën, Mirante shpëton nga humbja verdhekuqtë (VIDEO)
Genoa ka arritur që të befasojë Romën në fundin e kohës së rregullt, duke i rrëmbyer një barazim 1-1, që komplikon edhe më shumë objektivat e verdhekuqve. Skuadra e Prandellit ishte më dominuese në pjesën e parë, por portieri Mirante ishte në një mbrëmje të shkëlqyer, duke arritur që të ndalte goditjet e Radovanovic nga distanca.
8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Stephan El Shaarawy shënoi golin e avantazhit me një goditje të bukur me të majtën. Në minutën e 90-të, Romero shënoi golin e barazimit pas zhvillimeve të një goditje nga këndi. Në minutën e fundit shtesë, Mirante ndali pika e bardhë Sanabrian.
Genoa mbetet në vendin e 16-të në kuotën e 36 pikëve, ndërkohë që Roma ngjitet në kuotën e 62 pikëve, në vendin e 5-të. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

