Giroud arrin akordin me Milanin, pritet vetëm firma dhe zyrtarizimi
Olivier Giroud do të jetë afrimi në fazën e sulmit për Milanin. Sulmuesi i Chelsea pritet të mbërrijë në Milano për të bërë vizitat mjekësore dhe për të firmosur më pas për dy vite me kuqezinjtë.
Londinezëve, Milani do t’i paguajë vetëm 2 milionë euro, 1 milion menjëherë dhe pjesën tjetër në formë bonusi.
Giroud do të largohet nga Milano pas prezantimit dhe do të rikthehet më 26 korrik nën urdhrat e Stefano Piolit. Francezi pritet të formojë dyshen sulmuese me Ibrahimovic, kur ky i fundit të rikuperohet nga dëmtimi.
KOHA JONË SONDAZH

