Giroud rezulton pozitiv ndaj Covid-19, pritet të mungojë ndaj Cagliarit
Oliver Giroud ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Milanit me një postim zyrtar ne faqen e tyre. Klubi njofton po ashtu se sulmuesi është mirë, dhe se nuk ka pasur kontakte me ekipin pas ndeshjes kundër Cagliarit, por ai do të qëndrojë në izolim. Gjithsesi kjo nuk e shqetëson shumë trajnerin Pioli, i cili pritet të rikuperojë Ibrahimovic për duelin e radhës në kampionat.
“AC Milan njofton se sot Olivier Giroud rezultoi pozitiv me Covid-19. Autoritetet kompetente shëndetësore lokale u informuan menjëherë. Lojtari është mirë, por duhet të qëndrojë në izolim. Specifikohet se Olivier nuk ka pasur kontakt me pjesën tjetër të skuadrës nga ndeshja e ligës kundër Cagliarit”, shkruhet në njoftimin e kuqezinjve.
KOHA JONË SONDAZH

