Gjakosi Messin në Champions, ja si justifikohet Smalling (VIDEO)

Mbrojtësi i Manchester United, Chris Smalling, ka zbuluar se nuk ka asnjë armiqësi me tij dhe Lionel Messit, pas çerekfinales së parë në “Old Trafford”. Ylli argjentinas u gjakos pas një përplasje me mbrojtësin në pjesën e parë.

“Unë fola me Messin pas mbarimit të ndeshjes. Patëm një bisedë të shkurtër dhe shtrënguam duart. Ai e dinte se ishte një aksident, asgjë me qëllim nga ana ime. Luis Suarez erdhi tek unë, edhe pas ndeshjes.

Patëm një grindje të mirë, më tundi edhe dorën, për më pas më tha: Fat të mirë! Është mirë që, pas asaj beteje në fushë, të ruhet respekti për njëri-tjetrin. Në fund të fundit, të gjithë futbollistët përpiqen të japin më të mirën e tyre në lojë”, deklaroi Smalling.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?