FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Gjaku i gjakut tim”, Taulant Xhaka urim special për 26-vjetorin e Granitit

Granit Xhaka feston sot ditën e lindjes. Futbollisti i njohur me origjinë shqiptare që aktivizohet në Premier League me Arsenalin mbush26 vjeç.

Vëllai më i madh i tij, Taulanti, që luan për kombëtaren tonë, e ka uruar publikisht me një postim në Instagram. 27-vjeçari e ka konsideruar “gjaku i gjakut tim” vëllanë një vit më të vogël.

“Si fillim dua të them se falënderoj Zotin çdo ditë, që kam një vëlla si ty, që mbi të gjitha je një shok, shoqërues i mire. Uroj që çdo moment i jetës tënde të jetë i mbushur me gëzim, të kesh shëndet dhe shumë suksese. Vëlla i dashur, gjaku i gjakut tim, të uroj edhe 100 vite të lumtura!”, shkruan Taulanti.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?