FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjashtë skuadrat e tjera që priten të kualifikohen në fazën tjetër të Championsit

Besiktas dhe Real Madrid iu bashkuan mbrëmë PSG-së, Bajern Mynihut, Manchester Cityt dhe Totenhemit duke siguruar një biletë për në turin tjetër të Champions Leagues.

Sot janë 6 skuadra të tjera të cilat mund të sigurojnë biletën për në fazën me eliminim direkt.

Manchester United, Basel, Roma, Chelsea, Barcelona dhe Juventus janë të gjitha pranë kualifikimit në varësi të kombinimeve të ndryshme gjatë ndeshjeve të sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skenaret e mundshme:

Swiss Digital Mobile Reklama

Manchester United kualifikohet si vendi i parë në grup me një barazim. Kalimi i turit konfirmohet edhe nëse CSKA nuk fiton.

Bazel do të kualifikohet nëse fiton dhe CSKA mundet, falë bilancit më të mirë në ndeshjet direkte.

PSG dhe Bajern Mynih janë të kualifikuar, ndeshjet e mbetura përcaktojnë vetëm se kush do të jetë në vendin e parë dhe të dytë në grup.

Roma kualifikohet me një barazim. Ajo mund të mbyllë grupin si e para nëse fiton dhe Chelsea nuk merr 3 pikë.

Chelsea kualifikohet me një fitore, ose një barazim nëse Atletico nuk fiton.

Barcelona do të kualifikohet si fituese grupi edhe me një barazim. Ata kualifikohen edhe nëse munden, por Sporting nuk fiton.

Juventusi kualifikohet nëse nuk mundet dhe Sporting nuk fiton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?