Gjendet më në fund stadiumi për finalen e Copa Libertadores

Finalja e kthimit e Copa Libertadores midis River Plate dhe Boca Juniors-it do të luhet në Katar. CONMEBOL, institucioni drejtues i futbollit amerikano jugor ka lajmëruar se kjo përballje do të luhet jashtë Argjentinës.

Sipas britanikes “The Sun”, super-ndeshja do të luhet më 8 dhjetor në kryeqytetin e Katarit, Doha në stadiumin me kapacitet 40 mijë vende “Khalifa International Stadium”. Një sakrificë mjaft e madhe për tifozët e të dyja skuadrave, të cilët nëse duan që ta shikojnë këtë përballje, do të duhet që të udhëtojnë 13307 km larg kryeqytetit argjentinas.

Fituesi i turneut më pas do të qëndrojë në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë në kompeticionin e Botërorit të Klubeve , i cili do të nisë 4 ditë më vonë në Abu Dhabi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?