Gjermania ndal kampionët e Botës, barazim pa gola në sfidën e parë (VIDEO)

Franca dhe Gjermania nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e parë të Grupit 1 të Ligës A në Nations League, ku janë të përfshira skuadrat elitare të kontinentit. Në “Allianz Arena” nuk u shënua asnjë gol, edhe pse në radhët e të dyja skuadrave luanin lojtarë të mëdhenj si Mbappe, Griezmann, Pogba, Werner apo Reus.

Pjesa e parë ishte disi më e ekuilibruar, ndërsa në fraksionit e dytë formacioni i drejtuar nga Joachim Loeë ishte dominues, duke zhgënjyer disi tifozët e shumtë që kishin mbushur impiantin e Mynihut.

Në Ligën C u zhvilluan dy sfida në Grupin 3. Norvegjia mposhti 2-0 Qipron, ndërsa Sllovenia kaloi 2-1 Bullgarinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Ligën D, në Grupin 1, Gjeorgjia fitoi 0-2 në fushën e Kazakistanit ndërsa Letonia barazoi 0-0 me Andorrën, kurse në Grupin 4 Armenia iu imponua 2-1 Lichteinsteinit dhe Maqedonia 0-2 Gjibraltarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?