Gjermania publikon listën paraprake, mungon “heroi” që i dha Botërorin e fundit
Ditën e sotme është bërë publike lista paraprake e Gjermanisë me 35 futbollistët që mund të jenë të pranishëm në Botërorin e Rusisë, ku nga të cilët vetëm 23 do të arrijnë të shkojnë në Rusi.
Një mungesë e madhe në listë, është ajo e Mario Gëtzes, i cili i dha Kupën e Botës “panterave” para 4 vitesh në Brazil, duke shënuar golin e fitores ndaj Argjentinës vetëm pak minuta para fundit. Mungesa tjera të rëndësishme, janë ato të sulmuesit të Bajernit, Vagnerit dhe Shkodran Mustafit.
Lista e plotë e Gjermanisë:
Portierë: Bernd Leno, Manuel Neuer, Mark-Andre ter Stegen, Kevin Trap
Mbrojtje: Jerome Boateng, Matthias Ginter, Jonas Hector, Mats Hummels, Joshua Kimish, Marvin Platenhardt, Antonio Rudiger, Niklas Süle, Jonathan Tah
Mesfushorë: Julian Brandt, Julian Draksler, Leon Goretzka, Ilkay Gundogan, Sami Kedira, Toni Kros, Mesut Ozil, Marco Rojs, Sebastian Rudi
Sulmues: Nils Petersen, Leroi Sane, Timo Verner, Mario Gomez, Tomas Myler

KOHA JONË SONDAZH

