Gjesti i madh i Salah pas tripletës, i dhuron çmimin “Lojtari i Ndeshjes” shokut të tij
Mohamed Salah ka bërë një gjest të madh sot pas fitores së Liverpoolit në trasnsfertën ndaj Bournemouth-it, duke ia dhuruar çmimin “lojtari i ndeshjes” shokut të tij të skuadrës James Milner, i cili zhvilloi ndeshjen e 500-të në Premeir League.
Liverpooli fitoi 4-0, ndërkohë që sulmuesi egjiptian shënoi 3 gola, duke arritur kuotën e 10 golave në këtë sezon në kampionat. Ai u vlerësua si “Lojtari i Ndeshjes”, një çmim që jepet nga sponsori i kampionatit, Barclays.
Megjithatë, Salah befasoi të gjithë duke mos e pranuar këtë çmim dhe duke ia dhuruar shokut të tij, Milner.
“Dua t’ia japë gjitha urimet e mia për këtë karrierë të mahnitshme. Ai e meriton sot”, ka thënë Salah pasi ia dhuroi Milnerit. Anglezi ndërkohë luajti ndeshjen e tij të 500-të në Premier League, duke e bërë edhe më të lavdishme karrierën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

