Gjesti i mrekullueshëm i Manchester City-it për t’u kërkuar falje tifozëve pas eliminimit
E mërkura në mbrëmje ishte një nga ndeshjet më emocionuese në historinë e Champions League. Manchester City u eliminua nga Tottenham, që siguroi një biletë për në gjysmëfinale ndaj Ajaxit.
Një tjetër zhgënjim për ekipin e Guardiolës, i cili që kur mbërriti në Angli, ekipi i tij nuk ka mundur të shkojë më shumë se faza çerekfinale, duke u ndalur gjithmonë në momentin më vendimtar të sezonit. Dhe mbi të gjitha u shua mundësia për të fituar “pokerin” e trofeve në këtë sezon, pasi janë në garë për të fituar kampionatin dhe dy kupa kombëtare.
Sidoqoftë, skuadra angleze ka menduar për një gjest fantastik për t’u kërkuar falje tifozëve për eliminimin në Ligën e Kampionëve. Manchester City, do të sigurojë 26 autobusë plotësisht falas për tifozët që do të udhëtojnë për në Londër për finalen e FA Cup. Në Wembley, në fakt, skuadra e Guardiolës do të luajë kundër Watford më 18 maj. Për më tepër, nëse do të duhen mjete të tjera, skuadra e njohur do t’i paguajë edhe ato.
Pse vetëm 26? Për shkak se 26 janë futbollistët që bëjnë pjesë e ekipit, kështu që do të ketë një autobus për çdo lojtar: një mënyrë origjinale dhe e mirë për të kërkuar “falje” për tifozët që mbetën të zhgënjyer nga paraqitja në Europë këtë sezon. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

