Gjici mbledhje me lojtarët para sfidës me Partizanin, ja çfarë u ka premtuar

Kukësi u mund me rezultatin 1-0 në Korçë, duke humbur mundësinë që të kryesojë së bashku me Partizanin. Kjo disfatë ka ndikuar negativisht në ambientin e klubit verilindor.

Në mbledhjen e fundit me stafin dhe lojtarët, Gjici iu ka kërkuar atyre që të fitojnë patjetër kundër Partizanit. Normalisht që premio nuk do të ketë, por motivimi është dhënia e rrogave të muajit tetor pa dalë ende muaji. Pra, paradhënie te Kukësi.

Situata është normalizuar te verilindorët, të cilët tashmë e kanë zhvendosur vëmendjen te sfida kundër Partizanit që do të luhet të hënën në orën 13:45 në “Elbasan Arena”. Gjithsesi nuk dihet nëse do të ketë penalizime në rast të një rezultati negativ.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?