FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjici zbulon blerjen e madhe të Kukësit në janar

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici zbulon blerjen e radhës në merkato. Bëhet fjalë për Vasil Shkurtajn, sulmuesin e Luftëtarit, i cili këtë sezon ka shënuar 6 gola në 15 takime.

“Nuk kemi garë me Partizanin për Vasil Shkurtaj. Ai do të jetë lojtar i Kukësit”, tha Gjici për A2.

“Kemi arritur akordin financiar me klubin e Luftëtarit dhe tashmë mbeten vetëm detajet me lojtarin. Besoj se gjithçka do të mbyllet në ditët në vazhdim. Shkurtaj është lojtar i Kukësit”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket ecurisë së Kukësit këtë sezon, Gjici e ka një shpjegim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në këtë sezon mund të kishim marrë disa pikë më tepër, por na ka penalizuar fakti që luajmë jashtë fushe. Titulli? Jemi aty, gara është e fortë, por besoj që në fund do ta arrijmë objektivin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?