FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjigandët e Premier League në garë për Dembele

Vera e ardhshme do të jetë decizive për mesfushorin e  Barcelonës, Ousmane Dembele. Francezi i cili është subjekt spekulimesh në “Camp Nou” është kthyer në një objektiv konkret për Liverpool-in.

“The Reds” kërkojnë që të shtojë forcat në sulm dhe 21 vjeçari thuhet se do të jetë profili  ideal për Jurgen Kloop. Spanjollja “El Confidencial” raporton se Liverpool aktualisht po udhëheq garën për nënshkrimin e tij dhe konsiderohet si një kandidat shumë më i fortë  se rivalët e Premier League, Arsenal, të cilët gjithashtu kanë shfaqur interes për Dembele.

Megjithatë, Barcelona nuk do të jetë e gatshme të lejojë që Dembele të largohet nga klubi me çmim të lirë, pasi ka paguar më shumë se 100 milionë funte për të marrë në “Camp Nou” 21 vjeçarin verën e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?