Gjimshiti: Paraqitje pozitive ndaj Interit, por dy golat të bëjnë keq!

Benevento bërë një paraqitje shumë të mirë ndaj Interit dje në mbrëmje, por skuadra e ngjitur këtë sezon në Seria A u mund 2-0, falë golave të shënuar nga Ranokia dhe Shkriniar. Titullar në këtë ndeshje ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares sonë, Berat Gjimshiti, i cili ka folur për mediat italiane.

“Kemi pësuar dy gola naivë, jo nga aksione loje, ndaj dhe janë episode që duhen riparë, sepse na “djegin” shumë këta dy gola. Duhet të mësojmë nga këto gabime. Penalltia e Kataldit? Për mua ishte. Për fat të keq, VAR-i nuk e sinjalizoi dhe nuk mund të bëjmë asgjë.

Paraqitje jonë ishte mjaft pozitive, pasi i lamë pak hapësirë një skuadre si Interi. Ishim të vendosur mirë dhe duhet të marrim gjërat pozitive për ndeshjet e radhës. Ndeshja me Veronën do të jetë vendimtare. Luajmë para tifozëve dhe duhet të fitojmë patjetër”, u shpreh Gjimshiti për mediat italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?