Gjoka drejt largimit nga Vllaznia, shfaqet “hija” e një malazezi
Vllaznia po kalon momentin më të vështirë për këtë sezon, pasi ka pësuar dy humbje në ndeshjet e fundit ndaj Kukësit dhe Skënderbeut. Vendi i parafundit pas dy fazave rikthen hijet e mbijetesës dhe presioni është rritur ndjeshëm në kampin kuqeblu.
Trajneri Ernest Gjoka ka bërë shpesh thirrje për durim, ndërkohë që pas ndeshjes me Skënderbeun pati një përplasje edhe me gazetarët. Së fundmi ka nisur të qarkullojë edhe një emër për ta zëvendësuar Gjokën në krye të Vllaznisë, por për momentin gjithçka është në kuadrin e fjalëve.
Emri që përflitet për të marrë drejtimin e Vllaznisë është malazezi Mojas Radonjiç, i cili në të shkuarën i ka drejtuar kuqeblutë, por për një periudhë të shkurtër: korrik-tetor 2010. Në Mal të Zi ai ka punuar në drejtim të Lovcen, ndërkohë që tani është në krye të 21-vjeçarëve të Malit të Zi.
KOHA JONË SONDAZH

