FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjoka: Gaboi mbrojtja, kemi nevojë që të përmirësohemi

Humbjet e njëpasnjëshme të Vllaznisë nuk e kanë demoralizuar trajnerin e Vllaznisë Ernest Gjoka.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes së humbur në Durrës përballë Teutës , Gjoka tha se ekipi i Vllaznisë luajti mirë në pjesën e parë, por u ndërshkuam nga një gabim në mbrojtje.

Mendoj se në pjesën e parë kemi luajtur mirë, por u ndëshkuam nga një gabim në mbrojtje. Ky është futbolli. Duhet të shënojmë që të marrim pikë e të qetësohemi në lojë. Kemi nevojë për punë që të përmirësohemi. Puna e trajnerit është e vështirë dhe skuadra nuk bëhet për një ditë. Jam optimist dhe besoj se fitoret do të vijnë. Por, nuk ka ndeshje të lehta. Prandaj, duhet të bëjmë maksimumin që të fitojmë ndeshjet e ardhshme. Unë kam besim te lojtarët dhe se gjëndja e skuadrës do të ndryshojë.” – tha trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka.

Swiss Digital Desktop Reklama

/Ora News.tv/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?