FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjoka: Me një president si Gjici, s’mund të jemi të kënaqur me finalen

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka ka shprehur besim në prag të gjysmëfinales kthimit të Kupës së Shqipërisë, ndaj Skënderbeut, ka shprehur besim se skuadra e tij do të ruajë triumfin 2-1 në ndeshjen e parë.

“Ndeshja është e hapur, vetë rezultati e jep këtë mundësi. Do të shumë e fortë, do të bëjmë maksimumin, por përballë Skënderbeut ka problemet e veta. Edhe pse nuk ka stabilitet në rezultate, është një skuadër cinike. Është shumë e rëndësishme të ruajmë qetësinë dhe të jemi të disiplinuar taktikisht.

Valdet Rama, që është krah meje në konferencë, është riaftësuar plotësisht, Shameti do ta nisë nga stoli, nuk është 100% i rikuperuar, edhe Dzaria vjen nga problemi shëndetësor dhe do të jetë në stol. Gradualisht Kukësi po plotësohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një president si Safet Gjici edhe me një trajner si Gjoka, që duan vetëm trofe, s’mund të jemi të kënaqur vetëm me finalen. Kampionati na ka ikur,  s’kemi çfarë i bëjmë, tani na ka mbetur Kupa. Kukësi do trofe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kampionati? Më vjen keq që Partizani është shkëputur, sepse kur e mora drejtimin e skuadrës kisha shumë shpresë, por gjërat nuk na shkuan mirë me Teutë dhe Flamurtarin”, deklaroi Gjoka.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?