Gjoka: Partizanin e ka ndihmuar Kukësi, të blindojmë vendin e dytë
Ernest Gjoka dolin në konferencën e radhës për shtyp para ndeshjes ndaj Tiranës. Strategu i njohur kërkoi që lojtarët të jepnin maksimumin në fushë për të blinduar vendin e dytë.
“Gjërat po bëhen më të vështira. Ne kemi përcaktuar objektivat , duhet të blindojmë vendin e dytë dhe të shkojmë në finalen e Kupës. Tirana është në moment të vështirë, e dimë që nesër do të jenë agresivë. Kjo do të rrisë më shumë adrenalinën e ndeshjes. Kemi objektivat tona dhe duhet patjetër rezultat pozitiv. Shkalla e vështirësisë së takimit është maksimale.
Humbja me Flamurtarin? Futbolli është i bukur sepse mbetet i paparashikueshëm. Kur menduam se gjithçka e kishim në kontroll, kundërshtari na ndëshkoi. Në analizën që kemi bërë u kam thënë çunave se ajo ndeshje duhet të na bëhet mësim. Po të shënonim do të ishte ndryshe.
Këto tetë javë janë sa për një vit. Problem janë dëmtimet, madje të parikuperueshme dhe që zgjasin. Kam besim se çdo lojtar do të jap maksimumin në fushë. Diferenca me Partizanin? Një nga faktorët që ka ndikuar është se ekipi ka luajtur jashtë. Nuk ka gjetur ekuilibër. Skuadra nuk ka dhënë maksimumim me cilësitë që ka. Prurjet e janarit nuk e kapën mentalitetin, duhet të kuptojnë se janë skuadra elitare. Edhe Partizani ka bërë kampionat të mirë, por edhe Kukësi e ka ndihmuar pa dashje të shkëputet më shumë.
Mungesa e një stadiumi? Presidenti po mundohet që tani që të sigurojë një shtëpi për Kukësin, që të jetë një stadium i përhershëm për gjithë vitin tjetër. Do të ishte pozitive. Një vend që po mendohet nga presidenti të marrë stadium me qira është një stadium që ka shumë banorë nga Kukësi”, deklaroi Gjoka.
KOHA JONË SONDAZH

