Gjoka përplaset me Hafizin: Mos më trego moralin mua! (VIDEO)

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, në intervistën pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, u ballafaqua edhe me Astrit Hafizin, i cili e kishte quajtur rikthimin e tij te verilindorët si “pa moral”, për atë që ndodhi dikur.

 

Gjoka: “Lexova çfarë kishte thënë profesor Hafizi, që kam respekt. Nuk besoj se ka thënë vërtet që kthimi im te Kukësi ishte pa moral”

Swiss Digital Desktop Reklama

Hafizi: “Nuk ishte mirë kthimi juaj te Kukësi. Është opinion i imi. Nuk kishte arsye largimi se si ndodhi, kur dolët kampion. Thashë që nuk ishte e moralshme. Opinion i imi. Kjo nuk ka rëndësi për ju”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjoka: “Kisha objektiv, të ecja në Europë. Nëse nuk e arrija, do të ndërpritej kontrata. Jam me shumë moral. Ju zoti Hafizi nuk ma merr mendja që të flisni kështu. Nuk mund ta shfrytëzoni. Jam i zhgënjyer nga ju. Por, vazhdoj të kem shumë respekt”.

Hafizi: “Mos e përdor fjalën moral vend e pa vend. Nuk thashë që jeni pa moral”.

Gjoka: “Kur ta përdorni ndaj meje apo kolegut tonë, përdoreni aty ku duhet”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?