FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjoka reagon për herë të parë pas largimit nga Vllaznia: Ekipi më la në baltë!

Ish-trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka bërë komentin e parë që nga momenti kur u largua nga drejtimi i skuadrës kuqeblu. Në një bashkëbisedim me një tifoz shkodran, të publikuar nga “Shkodra News”, Gjoka ka dhënë versionin e tij të ngjarjeve që e shtynë për t’u larguar nga drejtimi pas humbjes 2-0 ndaj Partizanit.

Ai i vë fajin skuadrës, duke e cilësuar veten “të lënë në baltë” nga ekipi si dhe e cilësoi vetën si “të vetmin” që luftonte për mbijetesën e Vllaznisë.

“Elson ti mund të thuash pa respekt! Ok. Është mendimi juaj. Unë nuk mendoj se ika si frikacak por ika sepse në ndeshjen me Partizanin u ndjeva i lënë në baltë nga ekipi dhe për këtë arsye u largova! Kurse për frikacak kam katër muaj që nga mëngjesi e deri në darkë me agjent krimesh që më shoqëronin çdo ditë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse çfarë ekuilibrash prisha unë në Shkodër? Kujt i shërbente që unë të ikja nga Shkodra? Dhe po të isha frikacak kisha ikur me kohë që kur më sulmuan por vazhdova se doja të luftoja deri në fund për Vllazninë si fanellë e rëndë por lufta bëhet me bashkëpunëtorë, jo vetëm dhe unë ngela vetëm! Ju mund ta mendoni si të doni pa respekt apo me respekt! Të faleminderit që më shkruajte me emër, e vlerësoj!”, janë fjalët e Gjokës drejtuar tifozit shkodran.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?