FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjoka: Shmangia e humbjes pozitive, por kjo nuk na qetëson!

Vllaznia mori një pikë mjaft të vlefshme në Kamëz, falë barazimit 0-0, në një sfidë ku të dy skuadrat bënë shumë pak për të fituar, fakt që u pranua edhe nga trajneri i shkodranëve, Ernest Gjoka.

“Kemi ardhur të luajmë përballë një kundërshtari, që ka bërë shumë mirë deri në këtë pikë të sezonit dhe nuk donim të humbnim. Ia arritëm qëllimit dhe menaxhuam mirë lojën, duke iu përshtatur edhe disi mënyrës së lojës, nga ana e kundërshtarit. Sigurisht, pasi shmangia e humbjes dhe veçanërisht e golave, ka një ndikim mjaft të mirë psikologjik për ekipin. Kemi punuar që nga fillimi mbi këtë aspekt dhe tani po shikojmë se kemi mësuar të menaxhojmë mirë lojën, për të shmangur rrezikun nga kundërshtari.

Ku çaloi sulmi i Vllaznisë? Në fakt kundërshtari u mundua të izolonte Sukajn, që ishte pika jonë e referimit dhe deri diku ia doli ta bënte mirë. Gjithsesi, në pjesën e dytë mund të kishim marrë diçka më shumë, pasi kishim disa momente të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama

4 pikë larg nga Teuta? Nuk mund të them se na qetëson, pasi 4 pikë nuk janë asgjë. Duam të marrim sa më shumë pikë dhe t’i afrohemi skuadrave që kemi më lart. Nuk më intereson ndeshja me Partizanin, pasi nuk dua që të kthejmë kokën mbrapa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?