Gjoka: Të ruajmë vendin e dytë, kemi kohë për finalen e Kupës

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Skënderbeun këmbënguli se në këto tri javë të mbetura skuadra që ai drejton duhet të ruajë vendin e dytë dhe në fund të fitojë Kupën e Shqipërisë.

“Nuk e kemi fokusin te finalja e Kupës, duhet të bëjmë mirë këto 3 javë për të ruajtur vendin e dytë dhe për të mbajtur ekipin në formë perfekte. Deri tani jam shumë i kënaqur, ekipi ka reaguar mirë, edhe pse kemi pasur shumë dëmtime. Shkurtaj u dëmtua në Gjirokastër dhe nuk do jetë për këtë ndeshje, ndërsa Shameti ka ndier sërish dhimbje dhe gjithashtu nuk do jetë i gatshëm.

Finalja e Kupës? Nuk e kemi bërë ne kërkesën për afrim të finales, ishte propozim i FSHF-së. Ne dhamë “OK”, që finalja të luhej në 31 maj. Disa klube refuzuan dhe nuk u ndryshua asgjë. Kontratat? Ne duam që të vijojmë me këtë grup lojtarësh. Ky vit na shërbeu për konsolidim, vitin e ardhshëm do të synojmë titullin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reginaldo? Është pjesë e planeve për sezonin e ardhshëm. Flas për pjesën e klubit, pastaj çdo lojtar vendos në varësi të interesit dhe ofertave. Për ne është shumë i rëndësishëm. Në datën 2 për finalen ai do jetë në dispozicion”, deklaroi Gjoka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?