Gjyqtarë të huaj në javën e 32-ë, FSHF konfirmon lajmin

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se në javën e 32 të Superiores do të gjykojnë një treshe nga Luksemburgu. FSHF ka një marrëveshje me Federatën e shtetit të vogël për të bashkëpunuar në lidhje me gjyqtarët në mënyrë që këta të fundit të fitojnë dhe eksperiencë ndërkombëtare.

“Sektori Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se një treshe arbitrash nga Luksemburgu do të gjykojë një ndeshje të javës së 32-të të Kategorisë Superiore.

Ky shkëmbim vjen në vazhdimësi të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet FSHF dhe Federatës së Futbollit të Luksemburgut për gjykim të ndeshjeve në kampionatet respektive. Dy javë më parë ishte një treshe arbitrash shqiptar, me kryesor Juxhin Xhajën dhe Ilir Tartarin e Emigers Ganxhi si asistent, që gjykuan një ndeshje në Superligën e Luksemburgut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arbitër – Gilles Becker

Swiss Digital Mobile Reklama

Asistent 1 – Alain Durieux

Asistent 2 – David Matues”, përfundon njoftimi i FSHF.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?