“Gjyqtari nuk kishte guxim për të ndëshkuar Nejmar me karton të kuq”

Nejmar duhet të kishte marrë një karton të dytë të verdhë dhe të ishte përjashtuar nga ndeshje e luajtur kundër Real Madrid, të paktën kështu mendon ish-sulmuesi i njohur Majkëll Ouen.

Sulmuesi brazilian u ndëshkua me karton të verdhë në fillimin e takimit pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Naços, ndërkohë që në minutat në vijim, Roki ka dhënë një faull në favor të madrilenëve për një simulim të Nejmar, por nuk i ka dhënë karton lojtarit.

“Disa lojtarë kanë qenë me fat që kanë qëndruar në fushë. Nejmar bëri një simulim të dukshëm dhe arbitri e sinjalizoi, por nuk pati guximin ta nxirrte nga loja me karton të kuq. Mendoja se kartoni i verdhë ishte një ndëshkim automatik në këto raste, por mesa duket nuk është kështu”, ka thënë ish-sulmuesi i Liverpulit dhe Real Madridit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?