FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjyrezi: E papranueshme, e dënojmë sulmin ndaj Gjokës!

Sulmi ndaj trajnerit Ernest Gjoka ka tronditur klubin shkodran, duke qenë një rast i paprecedentë në futbollin shqiptar. Në një prononcim për mediat, administratori i klubit të Vllaznisë, Astrit Gjyrezi, shprehu keqardhje për këtë ngjarje, por duke theksuar se është një veprim i cili dënohet nga çdo qytetar i Shkodrës, si diçka e papranueshme në aspektin sportiv e mbi të gjitha atë njerëzor.

“E rëndësishme është që trajneri nuk ka pësuar diçka të rëndë, por ajo që ndodhi është e papranueshme. Unë si administrator por dhe qytetarët e Shkodrës e dënojmë këtë sulm ndaj trajnerit dhe urojmë që të jetë hera e parë dhe e fundit që ndodh diçka e tillë në skuadrën tonë. Gjoka është këtu për të ngritur lart emrin e Vllaznisë dhe të gjithë duhet t’i qëndrojmë në krah. Apeli im është që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në futboll dhe mbi të gjitha në Shkodër, pasi të tilla fenomene nuk kanë asnjë lidhje me sportin dhe duhet ta lëmë trajnerin të punoj i qetë”, tha Gjyrezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?