Gjyrezi: Shpresoj ta kemi Zotin me vete, Gjoka tha thjesht dua të tërhiqem

“Ky është një moment tepër i vështirë për mua personalisht dhe çdo shkodran. Një moment që askush nuk e ka menduar dhe dëshiruar. Por, ky është realiteti dhe duhet të përballemi me të.” Kështu e nis deklaratën e tij administratori i klubit Vllaznia, Astrit Gjyrezi, para nisjes së stërvitjes së lojtarëve me stafin e ri.

Gjyrezi beson tek mbijetesa dhe kërkon që lojtarët të bëjnë maksimumin në këto 2 ndeshje. “I bëra thirrje lojtarëve që meqë matematika na lejon të bëjmë atë që na takon. I kuptoj këto djem që ndihen nën presion dhe e vuajnë, por ne duhet të gjejmë forca dhe të punojmë për këto dy forca. Të bëjmë maksimumin tonë në këto dy ndeshje dhe shpresoj të kemi Zotin me vete.”

Por, ai komenton edhe largimin e Gjokës dhe kritikat e tifozëve: “Gjoka na tha thjesht që dua të tërhiqem. Një largim i tillë natyrisht që nuk është normal, por secili bën zgjedhjet e tij dhe ne jemi të detyruara të përballemi me realitetin dhe të mos ecim me kohën mbrapa. Kritikat janë të drejta nga tifozët e Vllaznisë, por do të kisha një thirrje. Do tu bëja thirrje që të mbështesin skuadrën në këto dy ndeshje të fundit. Më vjen keq që nuk kemi mundur t’i mbështesim në shumë ndeshje të Vllaznisë. Përgjegjës për Vllazninë? Të mbarojnë kampionati dhe pastaj flasim”, tha Gjyrezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?