FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjysma e Europës e çmendur pas Piatek, golashënuesit më të mirë në Seria A

Një ndër emrat më të spikatur në këtë fillim sezoni përveç Cristiano Ronaldos, është sigurisht Krzysztof Piatek. Bomberi i Genoas është golashënuesi më i mirë i Seria A me 8 gola të shënuar deri më tani.

Klubi xhenovez e mori gjatë kësaj vere për 5 milionë euro, por mund ta shesë disa muaj më pas disa herë më shumë. Për Piatek kanë filluar që të vijnë propozimet e para nga Juventus, Napoli dhe Roma në Itali, ndërkohë që në Angli janë të interesuar Manchester United, Liverpool, Tottenham, Everton dhe Leicester City. Nuk qëndron pas as Barcelona e Luis Suarez dhe Messit.

Genoa nuk kërkon më pak se 35-40 milionë euro për kartonin e tij, një shifër që mund të përballohet me lehtësi nga të gjitha klubet e mëdha. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?