Glik: Respekt për Shqipërinë, kanë pak stil italian!
Një nga mbrojtësit më me shumë eksperiencë te Polonia, Kamil Glik, i cili luan prej sezonesh të tëra në Seria A ka folur para ndeshjes ndaj Kombëtares sonë. 33-vjeçari ka vlerësuar kuqezinjtë në aspektin difensiv duke e krahasuar madje si një lojë me stil italian.
“Do ta presim Shqipërinë me një respekt të madh në këtë ndeshje. E dimë se çfarë mund të bëjnë ata, janë një grup shumë i fortë me pak stil italian. E kemi marrë këtë ndeshje shumë seriozisht. Ne jemi kthyer në Naradoëy dhe kemi humbur këtu vetëm njëherë në kualifikuese me Ukrainën.
Me sa pikë jam i kënaqur në këto tre takime? Shkojmë gjithmonë për 9 pikë. Do të jetë gabim i madh që të flasim për Anglinë kur në fillim do të përballemi me Shqipërinë. Duhet t’i mundim nesër. Nuk dua të vendos objektiva”, u shpreh Glik. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

