“Globe Soccer Awards“, tre finalistët për lojtarin më të mirë të vitit

Cristiano Ronaldo, Kylian dhe Antoine Griezmann Mbappé janë tre finalistët e “Globe Soccer Awards“, për futbollistin më të mirë për vitin 2018. Edicioni i 10-të i revistat do të mbahet në datën 3 janar në Dubai, në partneritet me Konferencën e 13-të Ndërkombëtare të Sportit në Dubai, të organizuar nga Këshilli i Sporteve të Dubait.

Tommaso Bendoni, CEO i Globe Soccer, ka bërë të ditur lajmin e finalistëve: përvjetori i 10-të i Globe Awards Soccer është një moment historik ndaj jemi të kënaqur për të prezantuar tre finalistët Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappé në kategorinë për futbollistin më të mirë.

Cr7 do të kandidojë për herë të 8-të për këtë çmim, teksa aspiron për ta fituar për herë të tretë radhazi, duke konkurruar dy francezë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?