FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gnabry pozitiv me Covid-19, ja pse ndeshja Bayern-Atletico mund të mos luhet

Sfida e mbrëmjes së sotme në Champions League mes Bayernit dhe Atletico Madrid, është në rrezik për të mos t’u zhvilluar. Shkak është bërë dalja pozitive e sulmuesit Gnabry, i cili para se të kryente testimin, është stërvitur rregullisht me grupin tjetër të futbollisteve.

Një fakt që sipas Autoriteteve shëndetësore bavareze, vë në rrezik të gjithë ekipin. Gnabry u vendos menjëherë në izolim, por sipas rregullave anti-Covid aktualisht në fuqi në Bavari, të gjithë ata me të cilët ai kishte kontakte gjithashtu duhet t’i nënshtrohen të njëjtit regjim karantine.

Në fakt, të gjithë lojtarët që në ditët e mëparshme ishin më pak se një metër larg personit të infektuar, pa maskë dhe për të paktën 15 minuta, konsiderohen “kontakte” . Tani autoritetet shëndetësore bavareze i kanë kërkuar Bayernit të përcaktojë se sa persona klubi mund të përcaktohen si “kontakte” të Gnabry dhe do të priten përgjigjet e testimeve. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?