Goditi me top arbitren, Djokovic i thotë lamtumirë US Upen dhe kërkon ndjesë (VIDEO)

Një marrëzi, edhe pse jo e qëllimshme, i ka kushtuar kampionit serb të tenisit, Novak Djokovic, vazhdimin e pjesëmarrjes në një nga turnetë më të njohur në botë, US Open.

Djokovic gjatë përgatitjes për të filluar lojën goditi një nga topat, që përfundoi direkt në grykën e një prej arbitrave që ndodhen në fund të fushës. Pas skualifikimit, Djokovic, që shihej si favoriti i turneut, deklaroi gjithë trishtimin e tij.

“Ndihem bosh në këtë moment. Organizatorët më thanë që zonja ndihet mirë, fatmirësisht. Më vjen shumë keq që shkaktova këtë gjë, komplet në mënyrë të pavullnetshme. Zhgënjimin tim do ta shndërroj në leksion për të ardhmen, si sportist, por edhe si njeri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Episode të tilla janë shumë të rralla në tenis, ku episodi më i njohur është ai i gjysmëfinales së Wimbledon në1995, ku Tim Henman goditi një vajzë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?