FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Goditi tifozin me shkelm, Marseille pezullon mbrojtësin Evra por nis hetimet edhe ndaj tifozëve

Klubi francez i Marseille ka pezulluar pa afat mbrojtësin Patrice Evra-n. Pas incidentit të ndodhur para takimit kundër Guimares në “Europa League”, klubi francez ka dalë me një deklaratë për mediat ku komunikon largimin e 36-vjeçarit nga ekipi.

Evra goditi me shkelm një tifoz të Marseille, ndërkohë që ekipi ishte duke bërë nxemjen para sfidës për grupet e Europa League. Reagimi i mbrojtësit francez erdhi pas ofendimit që një prej tifozëve i bëri Evra-s.

Klubi i Marseille njoftoi se presidenti i klubit pati një takim me Patrice Evra dhe i komunikoi futbollistit pezullimin e tij me efekt të menjëhershëm dhe thirrjen në një takim të dytë përpara një sanksioni të mundshëm disiplinor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e klubit të Marseille:
“Rezultatet e para të hetimit të brendshëm të udhëhequr nga klubi zbulojnë një sjellje të papranueshme nga një pjesë e vogël e provokatorëve që sollën sulme të rënda urrejtje ndaj Evra-s.
Si një lojtar profesionist dhe me përvojë, Patrice Evra nuk mund të reagonte në një mënyrë aq të papërshtatshme. Klubi po vazhdon hetimet dhe do të përdorë të gjitha mjetet ligjore në dispozicion të tij kundër individëve që nën maskën e pasionit të tyre për Marseille, hyjnë në fushë dhe fyejnë një lojtar, në vend që ta mbështesin atë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?