FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Goli befasues i Izraelit, Hemed: E kishim përgatitur një natë para ndeshjes (VIDEO)

Goli i parë i Izraelit në sfidën ndaj Shqipërisë i surprizoi të gjithë. Një top i gjatë i portieri Harush nga rivënia fundore, gjeti të papërgatitur mbrojtjet kuqezi, aty ku sulmuesi Hemed doli i vetëm përballë Strakoshës duke e dërguar topin në rrjetë.

Por nuk ka qenë aspak e rastësishme, pasi sulmuesi ka rrëfyer se ishte përgatitur një skemë. Ai tregon për një media izraelite, se kjo ide iu kishte lindur një natë para ndeshjes në dhomën e hotelit ku ishin grumbulluar, teksa autori ishte portieri Arush.

“Në grumbullim qëndrojmë në dhomë bashkë. Kur po diskutonim gjatë natës para ndeshjes, Ariel më tha që të isha gati, pasi do të provonte të më jepte një pasim që nga zona e vogël. Shfrytëzuam momentin dhe gjithçka shkoi mirë”, tregoi sulmuesi Hemed.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?