Goli i radhës i Martial i kushton 8 milionë euro United

Anthony Martial më në fund ka gjetur hapësirat për të treguar vlerat e tij. , Jose Mourinho i dha sulmuesit francez 90 minuta në ndeshjen e Champions kundër Young Boys. Francezi ia shpërbleu besimin, duke shënuar një nga tre golat me të cilët “djajtë” fituan ndaj zviceranëve. Gjithsesi në Premier League duket se nuk ka shumë hapësirë për Martial. 79 minuta në kampionat, një orë lojë kundër Brighton dhe 19 minuta kundër Watford.

Sipas “The Mirror” ka diçka të veçantë në klauzolën e tij. Martial erdhi nga Monaco, tre vite më parë dhe “djajtë” paguan 60 milionë euro për futbollistin, që ishte 18 vjeç. Por ka pasur edhe disa bonuse në marrëveshje, që kishin të bënin me paraqitjen në fushën e lojës dhe deri tani shuma ka shkuar në 66 milionë euro.

Në Premier League do të mjaftonte edhe një gol, që Manchester United të paguajë 8 milionë euro të tjera. Këto para nuk do të shkojnë as në xhepat e lojtarit, por në ato të Monaco. Marrëveshja thotë se nëse Martial do të shënojë 25 gola në Premier League para vitit 2019, atëherë United do të pagojë 8 milionë euro te Monaco. Deri tani ai ka shënuar 24 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?