FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Goli mes këmbëve i Mesit ndaj Kurtua, e bëri të njëjtën gjë edhe në vitin 2011 (VIDEO)

Lionel Mesi dhuroi spektakël në sfidën e kthimit ndaj Çelsit, duke shënuar dy gola në fitoren e thellë 3-0. “Pleshti” si gjithmonë sa herë që pret topin bën gjëra të jashtëzakonshme.

Aftësia e Mesit për të shënuar gola të rrallë është një nga aftësitë e tij më unike. Mjafton të shihni dy golat e shënuar ndaj portierit të Çelsit, Kurtua. Dy realizimet mes këmbëve, një me të majtën dhe një me të djathtën.

Goli i tretë ndërkohë për shumë nga tifozët e Barcelonës nuk është se ndodh për herë të parë. “Pleshti” kishte shënuar në të njëjtën mënyrë edh më 24 shtator të vitit 2011 në “Camp Nou” në fitoren ndaj Aletiko Madrid. Edhe në atë kohë në portë ishte Kurtua, i cili ka pasur jo pak probleme vendosjen e këmbëve. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?