Goli në pozicion jashtë loje i Chelsea-t, fajtori kryesor ishte … Willian
Sfida e fundjavës ndaj Cardiff, ishte e disata ku trajneri Maurizio Sarri rrezikoi që të shkarkohej. Trajneri i Chelsea-t, pas një nisje të mirë të sezonit javë pas jave po humbet kontrollin e skuadrës, duke u kontestuar shumë edhe nga tifozët që nuk e duan më nën drejtimin e ekipit.
7 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Azpilicueta, shënoi golin e barazimit, por ishte dukshëm në pozicion jashtë loje. Në mediat angleze ka pasur shumë polemika për këtë rast, por interesant është fakti se anësori nuk kishte aspak faj në këtë rast.
Faji kryesor është i Willian, i cili ka bërë një veprim të zgjuar duke i prishur pamjen anësorit, i cili e ka pasur të pamundur që të shohë pozicionin e dy futbollistëve të Bluve të Londrës që ishin në pozicion të parregullt. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

