Granit Xhaka është i “çmendur”, shënon një “perlë” në fitoren ndaj Newcastle (VIDEO)
Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e pestë ndaj Newcastle, 2-1 në transfertë. Ka qenë Granit Xhaka që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 49-të me një goditje spektakolare, e cila ka përfunduar në cepin e portës.
Mesut Ozil, në ndeshjen e tij numër 200 me londinezët, ka dyfishuar avantazhin për miqtë në të 58-ën. Në minutën e 91-të, Newcastle ka ngushtuar diferencat me Clark, i cili ka fiksuar shifrat në 1-2, por ishte një gol thjeshtë sa për statistika.
KOHA JONË SONDAZH

