Gravina: Edhe tri javë në karantinë, Seria A mund të rinisë më …
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina jep sinjale shprese për rifillimin e Seria A. Përmirësimi i situatës në vendin fqinjë, ka bërë që të mendohet për mënyrën e mbylljes së sezonit.
“Jam optimist se do të nisim stërvitjen më datën 4 maj, sipas protokolleve të mirëpërcaktuara dhe në izolim të plotë. Kështu do të vazhdojmë për një periudhë 3-javore, që është e mjaftueshme për të konfirmuar negativitetin ndaj virusit të të gjithë lojtarëve, por njëkohësisht edhe që këta të fundit të gjejnë formën e duhur sportive. Ndaj besoj se në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit, do të jemi gati të rifillojmë.
Është një moment kompleks për vendin tonë, për ekonominë dhe për futbollin që është një nga industritë më të rëndësishme. Me ndjenjën e përgjegjësisë, disponueshmërisë dhe sensit të përbashkët do të gjejmë mënyrën e duhur. Kushdo që kërkon anulimin e sezonit sot nuk e do futbollin apo italianët, duke hequr shpresën për të ardhmen dhe rifillimin”, deklaroi Gravina.
KOHA JONË SONDAZH

