Grekët vlerësime pozitive për Mavrajn: Do të jetë vendimtar tek Aris

Mërgim Mavraj ka bërë ditën e djeshme debutimin me skuadrën e Arisit të Selanikut në derbin e zhvilluar përballë PAOK-ut. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare edhe pse nuk ishte në nivelin e tij më të mirë ka marrë shumë vlerësime pozitive nga mediat sportive vendase.

“Përshtypja e parë është pozitive. Cilësia e 32-vjeçarit nuk vihet në diskutim ndaj trajnerit Pako Herrera i besoi një fanellë në një ndeshje kaq të rëndësishme. E dukshme ishte se Mavraj është mbrapa pjesës tjetër së skuadrës sa i përket anës fizike, gjë që është e kuptueshme sepse nuk ka bërë fazë përgatitore. Megjithatë, vendimet e tij gjatë ndeshjes ishin korrekte, nuk bëri veprime të panevojshme dhe i duhen dhënë merita se nuk ndërmori shumë iniciativën, meqë e di se nuk është ende gati.

Ai ishte vendimtar në bllokimin e Kareli dhe Prijoviç. Gjithsesi, ai tregoi se do të bëjë diferencën në qendër të mbrojtjes dhe mund të bëhet pika e referimit të lojës së Arisit në prapavijë”, shkruan portal i njohur grek “Sportime”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?